Paris Saint-Germain dhe Arsenal luajnë sot ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Tashmë kanë dalë formacionet e të dyja klubeve me disa ndryshime nga ndeshja e parë që u krye 0:1 në të mirë të parisienëve.
Bradley Barcola zë vendin e Ousmane Dembelesë në sulm pasi ky i fundit pësoi një lëndim dhe e nis takimin nga stoli.
Në anën tjetër, Mikel Merino ngjitet në mes të sulmit te Arsenali pas kthimit të Thomas Parteyt në mesfushë.