Gavi sheh komplot kundër Barcelonës

- Bota Sot

Gavi sheh komplot kundër Barcelonës

Barcelona doli nga Liga e Kampioneve mes polemikash të ngritura nga katalanasit për humbjen ndaj Interit, që sipas tyre ishte pasojë e vendimeve të gjyqtarit.

Një mendim të cilin e kanë ndarë hapur pjesëtarët e skuadrës katalanase, mes të cilëve edhe Gavi, i cili me një postim në rrjetet sociale aludoi se kishte një komplot kundër Barcelonës.

“Është shumë e vështirë, edhe më shumë duke e ditur se sa afër ishim.

Nuk deshën që ne të arrinim në këtë finale, pasi me sezonin që po bëjmë ishin të dhj*rë nga frika.

Nuk ka rëndësi se sa vite kemi pa fituar Ligën e Kampioneve.

Edhe pse e di që është e vështirë dhe do të dëshiroja ta fitoja çdo vit, jam i sigurt që do ta fitojmë nëse jemi të gjithë bashkë, si gjithmonë. E di që do të vijë.

Aq të karikuar sa jemi në këto momente, tani mund ta mbyllim këtë sezon me tre trofe, dikush që nuk duhej të kishte fituar asgjë para se të fillonte sezoni. Një sezon shumë i mirë pavarësisht kësaj rënie. Të bëjmë gjithçka në “Montijuc” të dielën dhe të fitojmë!!!”, ishte mesazhi i mesfushorit të Barcelonës.



Read it all at Bota Sot