Rice ende nuk e ka kaluar zhgënjimin

- Bota Sot

Rice ende nuk e ka kaluar zhgënjimin

Mesfushori anglez Declan Rice ende nuk e ka kaluar zhgënjimin për eliminimin e Arsenal nga gjysmëfinalet e Champions League. Skuadra e “topçinjve” u mund 2-1 dje në Paris nga PSG, që avancon në finale ndaj Inter.

Pas mbërritjes në Angli, duke folur për këtë moment, Rice tha: “Është shkatërruese të eliminohesh kështu. Ishte një fillim vërtet dominues. Nëse do të kishim shfrytëzuar një nga ato raste në 15-20 minutat e para, loja do të kishte ndryshuar plotësisht“.

“Këto janë diferencat e vogla në futboll. Duket sikur nuk ishte e thënë të ndodhte kështu. Ne dhamë absolutisht gjithçka në këtë takim. Në dy ndeshjet, mund të kishim shënuar tre ose katër gola, por Donnarumma ishte i pabesueshëm”, shtoi Rice.

“Në jetë, ndonjëherë duhet të humbasësh diçka për të fituar më pas. Duhet të kapërcesh disa nga këto pengesa për t’u rritur mendërisht si person, si lojtar dhe si grup”, tha mesfushori anglez.

“Mendoj se ne po kalojmë nëpër atë fazë tani. Po rritemi si ekip, por duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të vazhdojmë të besojmë”, deklaroi Deklan Rice.



Read it all at Bota Sot