Xabi Alonso jep miratimin

- Bota Sot

Xabi Alonso jep miratimin

Real Madridi është i vendosur të blejë Martin Zubimendin këtë vit, sipas Fichajes. Gjigantët e La Ligas pritet të përforcojnë mesfushën e tyre pas një sezoni të dobët deri më tani.

Los Blancos kanë humbur Toni Kroos në mesfushë në fund të seznit të kaluar. Mesfushori gjerman u tërhoq vitin e kaluar dhe klubi vendosi të mos nënshkruante zëvendësuesin e tij.

Ky vendim ka rezultuar i gabuar për Real Madridin dhe ata janë gati të bëjnë ndryshime.

Ndërkohë, Luka Modric është gjithashtu në muajt e fundit të kontratës së tij dhe do të mbushë 40 vjeç këtë shtator.

Një mesfushor i ri po bëhet shpejt një përparësi për gjigantët e La Liga-s, të cilët e kanë identifikuar Zubimendin si kandidatin ideal për rolin e zëvendësit të Kroos.

Mesfushori spanjoll ka qenë i shkëlqyer për Real Sociedadin në vitet e fundit, por pritet të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij këtë verë.

Klube të shumta janë duke e ndjekur atë për momentin, përfshirë Arsenalin, i cili është i etur ta marrë atë në Emirates. Megjithatë, Los Blancos tani po planifikojnë të mposhtin konkurrencën për nënshkrimin e 26-vjeçarit.

Është interesante se Xabi Alonso, i cili është shumë i përfolur për të marrë drejtimin e Real-it këtë verë, thuhet se i ka dhënë dritën jeshile këtij transferimi.



Read it all at Bota Sot