Hera e tretë që e pëson, futbollistit të Kombëtares shqiptare i vjedhin këpucët

- Bota Sot

Hera e tretë që e pëson, futbollistit të Kombëtares shqiptare i vjedhin këpucët

Rajo Vajekano, skuadra ku aktivizohet Ivan Balliu e ka nisur javën në një mënyrë të mbushur me ngjarje.

Skuadra spanjolle, e cila pas pushimit që trajneri iu kishte lënë pasi fituan me Getafen, kishte planifikuar stërvitjen e radhës në qendrën stërvitore. Por askush nuk u stërvit paradite, sepse sipas “Union Rayo”, qendra stërvitore ishte grabitur.

Nuk bëhej fjalë për arsye sportive, por për vjedhjen e materialeve të ndryshme të ekipit të parë, këpucë, doreza, mbrojtëse dhe pajisje të tjera, të cilat ishin marrë në ditët e mëparshme, kur ekipi ishte pushim.

ÇUDIA- Lojtarët e Vajekanos, përfshirë këtu edhe Ivan Balliun, protestuan pas grabitjes. Arsyeja ishte e qartë. Diçka e tillë ndodh për herë të tretë në qendrën stërvitore dhe skuadra ka thënë:

“Mjaft më”, duke kërkuar më shumë siguri nga klubi, pasi nuk e konsiderojnë normale atë që ndodhi. Ata nuk u stërvitën në mëngjes dhe seancën e shtynë për në mbrëmje.

Ekipi pësoi vjedhjen e 60 palë këpucëve, ndër të tjera edhe pajisje sportive. Kjo çoi në një takim midis kapitenëve dhe stafit të trajnerëve të Inigo Peres dhe David Kobeno.

Lojtarët përfunduan duke kërkuar praninë personale të presidentit për t’i kërkuar atij të rriste sigurinë në ambientet e stadiumit.

Mbetet për t’u parë nëse Rajo do të ndërmarrë veprime për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri këtë sezon apo në sezonet e ardhshme.

Sa i përket Ivan Balliut, ai ka luajtur në 21 ndeshje në këtë sezon me Vajekanon, duke u alternuar në krah me rumunin Ratiu. Ndërkohë, në ekipin kombëtar, ka qenë ai që është zgjedhur titullar nga Silvinjo në sfidat e fundit.



Read it all at Bota Sot