Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, pritet të largohet nga skuadra gjermane në fund të këtij sezoni.
Wirtz gjatë një interviste për “Sports Illustrated”, ka treguar se ka në plan të largohet nga klubi ku u shpall kampion në Bundesliga sezonin e kaluar.
Lojtari e konfirmoi se ka shumë oferta në tavolinë, përfshirë këtu edhe klubet gjermane, që sigurisht është Bayern Muncheni.
“Jam me fat që kam shumë klube të mëdha pranë meje dhe do jem në gjendje të luaj për një nga klubet më të mëdha në Gjermani dhe në Europë.
“Është pa dyshim joshëse për mua të largohem nga zona ime e rehatisë dhe të përjetoj diçka të re., u shpreh Wirtz
22-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 11 asiste në 29 ndeshje.
Ai ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2027.