Manchester Utd ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Athletic Bilbaos, në takimin e kthimit të gjysmëfinales së Europa League.
“Djajtë e kuq” e ka fituar edhe takimin e parë në Bilbao, me 3:0.
Mount (72), Casemiro (80), Hojlund (85’) - realizuan për Manchester Utd dhe Jauregizar (31) shënoi për Bilbaon.
Manchester Utd është në festë të madhe për faktin se janë kualifikuar në finalen e madhe të Europa League.
Në rast se fitojnë trofeun e sigurojnë edhe biletën për në Champipns League.
Manchester Utd do të ndeshet në finale me Tottenhamin.