Gati për të pritur finalen

- Bota Sot

Gati për të pritur finalen

Fusha e stadiumit “Selman Stërmasi”, e përzgjedhur për finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, është transformuar tërësisht dhe tashmë është gati për të pritur skuadrat finaliste që do të stërviten aty.

Federata e Futbollit ka kryer ndërhyrje të thelluara në këtë impiant, duke e rikthyer fushën në gjendje optimale për zhvillimin e seancave stërvitore.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e Kampionatit Europian U-17, ndërsa ekipet finaliste pritet të mbërrijnë në Tiranë gjatë javës së ardhshme.

Shqipëria U-17 do të nisë rrugëtimin e saj më 19 maj, me ndeshjen hapëse të Europianit ndaj Portugalisë, që do të luhet në “Arenën Kombëtare”, në orën 18:00.



Read it all at Bota Sot