Dugarry lartëson Interin:

- Bota Sot

Dugarry lartëson Interin:

Pesë vite më vonë, PSG mund të provojë sërish të realizojë ëndrrën për ta ngritur për herë të parë trofeun e Champions League në histori.

Pasi eliminoi Arsenalin dhe siguroi finalen kundër Interit, ish-sulmuesi i kombëtares franceze (55 paraqitje, 8 gola), si dhe ish-lojtar i Barcelonës e Milanit, Christophe Dugarry, shprehet shumë i kujdesshëm sa i përket përballjes me ekipin italian të Simone Inzaghit.

Dugarry foli gjatë emisionit ‘Rothen s’enflamme’ në RMC: “Për mua, PSG nuk është favorit. Të mendosh qoftë edhe për një sekondë se je favorit kundër një skuadre italiane, do të thotë se nuk kupton fare nga futbolli. Interi di të bëjë gjithçka që di të bëjë PSG.

Zikaltrit dinë të luajnë me zotërim të topit në mënyrën e tyre, në tranzicion janë të frikshëm, mbrohen më mirë se parizienët.

Skuadra që i ngjan më shumë PSG-së është Barça, mos harroni se Interi nuk humbi dy herë ndaj Barçës”.

Në gjysmëfinalen e Champions League, Interi barazoi dy herë (3-3) në kohën e rregullt kundër Barcelonës dhe e siguroi kualifikimin gjatë kohës shtesë në ndeshjen e kthimit në “San Siro”.

“Italianët janë makina, janë rritur kështu. Parizienët, sado të talentuar të jenë, nuk do ta kenë kurrë atë që kanë italianët në kokë. Dhe askush tjetër nuk e ka. Italianët janë të lindur për këtë”.



Read it all at Bota Sot