Bashkimi kërkon tifozët në Kumanovë

- Bota Sot

Bashkimi kërkon tifozët në Kumanovë

Bashkimi kërkon mbështetjen masive të tifozëve në stadiumin e vet në Kumanovë për ndeshjen e parafundit të ligës së dytë maqedonase kundër Detonit nga Radovishi,.

 

"Të dashur tifozë të KF Bashkimi1947, këtë të shtunë luhet ndeshja e fundit në shtëpi për këtë sezon – një moment i rëndësishëm për klubin tonë dhe për të gjithë qytetin!

Kemi organizuar një atmosferë madhështore!

Ftojmë të gjithë publikun që të jetë në stadium të paktën 15 minuta para fillimit të ndeshjes, që organizimi ynë të jetë sa më i bukur dhe të tregojmë dashurinë tonë për ekipin

KF Bashkimi 1947 është krenaria e Kumanovës – le të jemi të bashkuar dhe të japim maksimumin për ta mbyllur sezonin me dinjitet dhe krenari", njofton KF Bashkimi.



Read it all at Bota Sot