Papa Leo XIV: Kisha duhet të sjellë dritë në botën e errët të sotme

- Bota Sot

Papa Leo XIV: Kisha duhet të sjellë dritë në botën e errët të sotme

Gjatë predikimit të tij, Papa Leo XIV ka dërguar një mesazh të fuqishëm drejtuar kardinalëve, duke shprehur dëshirën që Kisha Katolike të sjellë shpresë dhe dritë në botën e trazuar të sotme.

Duke u ndalur në misionin e tij të ri, Papa u shpreh se shpreson që zgjedhja e tij të kontribuojë për t’i dhënë Kishës mundësinë që të ndriçojë “netët e errëta të kësaj bote” dhe se ai mund të jetë një “administrator besnik” për gjithë Kishën.

Papa Leo vuri theksin në nevojën për praninë e Kishës në ato vende ku besimi është në krizë. “Edhe sot, ka shumë mjedise në të cilat besimi i krishterë konsiderohet absurd, i menduar për të dobëtit dhe të painteligjentët”, tha ai, duke theksuar përballjet që feja përjeton në një botë gjithnjë e më skeptike.

Ai gjithashtu paralajmëroi për rreziqet e shoqërive të përqendruara në “teknologjinë, paratë, suksesin, pushtetin ose kënaqësinë”, duke i cilësuar këto si vende ku “shtrirja misionare është urgjentisht e nevojshme”.



Read it all at Bota Sot