Rrahmanin e vendosin në shitje?

- Bota Sot

Rrahmanin e vendosin në shitje?

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani mund të largohet nga Sparta e Pragës vetëm pas një sezoni, madje jo të plotë.

Rrahmani është vendosur në shitje nga skuadra çeke, kështu mësohet nga disa mediume të huaja.

Çmimi që thuhet se Sparta e Pragës kërkon për lojtarin kosovar është 2.5 milionë euro.

Kujtojmë që 24-vjeçari ka shënuar vetëm katër gola këtë sezon në ligë në 20 paraqitje dhe ka bërë dy asiste.



Read it all at Bota Sot