Derbi i madh mes skuadrës shqiptare dhe maqedonase, aty ku vendoset lideri i tabelës

- Bota Sot

Derbi i madh mes skuadrës shqiptare dhe maqedonase, aty ku vendoset lideri i tabelës

I madh dhe i vogël me sy e vesh janë nga qyteti i Gostivarit!

Nesër në orën 17.00 do të luhet derbi i madh dhe për vend të parë mes skuadrës shqiptare Arsimi nga Çegrani  dhe Makedonija GP.

Arsimi në rast të fitores merr kreun e tabelës por mund t’i bëjë nderë edhe skuadrës së Bashkimit të Kumanovës.

Skuadra ka mobilizuar forcat për të mposhtur liderin e Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Pas javës së 28-të Makedonija GP kryeson me 63 pikë, pasojnë Arsimi me 61, Bashkimi me 60 sosh.

"Në kuadër të javës së 29-të të LDFMV presim në shtëpi ekipin e Makedonija Gjorçe Petrov nga Shkupi, ndeshje kjo më e rëndësishmja e këtij viti, në derbin direkt që mund të vendos për titullin kampion dhe inkuadrimin direkt në Ligën e Parë!

Duke marrë parasysh se është ndeshja e fundit në shtëpi, dhe ndeshja më e rëndësishme në historinë e klubit tonë, pritet betejë dhe luftë e vërtetë në fushë, ndeshje interesante, intenzive dhe e bukur ku djemt tanë me përkrahjen e madhe të tifozëve janë të gatshëm të japin maksimumin, pa mos u kursyer aspak, deri në djersën e fundit, që me çdo kusht të bëjnë realitet një ëndërr të madhe e gjysmë shekullore, e cila është më afër se kurrë! 

Lojtari i 12-të Armata Verdh e Zi pritet që edhe në këtë ndeshje të shkëlqejë dhe të ushtojë stadiumin e Gostivarit, siç ndodhi ndeshjen e kaluar, e ku pritet dhe duhet përkrahje masive nga i gjithë Çegrani, Gostivari, Forina dhe të gjithë qytetet e fshatrat përreth për verdh e zinjtë! 

Me përkrahjen tuaj dhe me angazhimin tonë do të luftojmë që të ngelin këto 3 pikë të arta në Gostivar, dhe Arsimi të shkruajë historinë, histori që në vete mbart breza e breza me radhë që sakrifikuan, luftuan dhe u angazhuan që të mbajnë gjallë këtë klub e këto ngjyra! 
I urojmë djemve tanë suksese e shumë fat në arritjen e qëllimit.

BASHKË jemi më të fortë, jemi të pathyeshëm!”, shkruan në faqen e KF Arsimit.



Read it all at Bota Sot