Interi dhe shpërblimi për fitimin e Championsit

- Bota Sot

Interi dhe shpërblimi për fitimin e Championsit

Skuadra e Interit ka një stimul të fortë financiar për të fituar finalen e Champions League ndaj PSG, në “Allianz Arena” të Mynihut.

Bëhet fjalë për një shpërblim total prej 10 milionë eurosh, që do t’u shpërndahet lojtarëve në rast triumfi në kompeticionin më të madh europian për klube.

Kjo shumë përkthehet në rreth 400 mijë euro bruto për çdo lojtar, varësisht nga minutazhi dhe përfshirja në skuadër.

Ky shpërblim nuk është një vendim i momentit, por është i përfshirë në kontratat individuale të futbollistëve që në momentin e firmës.

Bëhet fjalë për bonuse të paracaktuara për objektiva madhorë, siç është pikërisht trofeu i Champions League.

Ky lloj motivimi është një praktikë e zakonshme në klubet e mëdha europiane, ku bonuse të tilla shërbejnë si shtysë shtesë për lojtarët në ndeshjet vendimtare.

Për Interin, përveç rëndësisë historike dhe sportive të një triumfi në finalen e Championsit, vlera ekonomike për lojtarët dhe klubin është një arsye më shumë për të dhënë gjithçka në fushë.



Read it all at Bota Sot