Lëndimi i Bilallit, mjeku: Fusha sintetike, rrezik për futbollistët

- Bota Sot

Lëndimi i Bilallit, mjeku: Fusha sintetike, rrezik për futbollistët

Siguria shëndetësore në një ndeshje në futbollin tonë po vazhdon të jetë fragjile.

Kjo u pa në duelin ku portieri i Malishevës, Ilir Avdyli e goditi aksidentalisht futbollistin e Gjilanit, Oltion Billalit, me këtë të fundit që mbeti pa ndjenja në fushë.

Njeriu që i doli menjëherë në ndihmë ishte mjeku i klubit gjilanas, Arben Bislimi, i cili tha se nuk ka ndryshim të gjendjes.

Bislimi, mes tjerash tha se gjendjen e tij e kishte përkeqësuar edhe fusha sintetike, duke ia rënduar.

Ai tregoi se e gjithë ndihma edhe nga stafi mjekësor i Malishevës dhe nga tribunat u dha dorë të madhe.

Kurse trajtimi tutje Bilallit i është bërë në QKUK në Prishtinë, ku gjendjen tani e ka stabile.

Përndryshe pas këtij rasti është alarmuar edhe FFK-ja, duke kërkuar nga këshilli mjekësor i kësaj federate të avancojë strategjinë për mbrojtjen dhe sigurinë e sportistëve.



Read it all at Bota Sot