Në botë, kur përmendet Interi, flitet për kapitenin zikaltër

- Bota Sot

Në botë, kur përmendet Interi, flitet për kapitenin zikaltër

I intervistuar nga “Tuttosport”, ish-drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, foli për sezonin e Interit dhe se si duhet vlerësuar, edhe nëse nuk fiton asnjë trofe:

“Ka qenë një sezon i rëndësishëm, me lojë të bukur, të hapur, të gjallë dhe produktive. Sigurisht, futbolli është njëlloj ‘tragjedie’.

Dhe tragjedia ndodh në pak sekonda, duke vënë në pikëpyetje gjithçka që ke ndërtuar gjatë jetës. Gjithsesi, puna e Inzaghit ka qenë e jashtëzakonshme”.

Para finales së Champions League, Interi ka edhe tri ndeshje të mbetura në kampionat, me mundësinë për të fituar edhe titullin e Serie A. Sabatini shpjegon se si duhet menaxhuar skuadra këtë periudhë:

“Nuk duhet të ketë asnjë pendesë. Ndjenja e fajit, nëse lë ndonjë ndeshje pas dore, do të zgjasë në kohë. Interi do t’i luajë ndeshjet e fundit të kampionatit për t’i fituar”.

I pyetur se kush e meriton “Topin e Artë” për këtë vit, Sabatini nuk ka dyshime: “Lautaro. Është një lojtar i guximshëm, shumë i fortë. Ai ka qenë goditja e jetës për Ausilion.

Kur mbërrita në Milano, Piero kishte nisur tashmë negociatat për ta marrë tek Interi. Ekipet, për të qenë fituese, kanë nevojë për heronj. Interi ka shumë të tillë, por Lautaro është më hero se të gjithë shokët e tij.

Në botë, kur flitet për Interin, flitet për Lautaron”.



Read it all at Bota Sot