Pavarësisht se luhet ende për titullin kampion dhe mbi të gjitha një finale e Ligës së Kampionëve që mund të ndryshojë fatin e skuadrës, Interi tashmë po mendon për merkaton e ardhshme, veçanërisht atë të largimeve.
Mëngjesin e sotëm “Corriere dello Sport-Stadio” njoftoi një vendim që tashmë duket se është marrë: Asllani nuk do të vazhdojë aventurën me zikaltërit përtej këtij sezoni.
Rreth 9 muaj pas rinovimit të kontratës deri në vitin 2029, mesfushori shqiptar ka vendosur të mos e veshë më fanellën e klubit milanez.
Drejtuesit e Interit synojnë të arkëtojnë një shifër të konsiderueshme me shitjen e tij. Dhe vetë Asllani mund të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një klub tjetër, ndoshta pa presionin, që ka te zikaltërit.