Shqiptari Brajan Gruda la shenjën e tij me Brighton sot në javën e 36-të të Premier Ligë.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë në transfertën e Wolves-it.
Ishte minuta e 85-të, kur Gruda dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0:2.
Lojtari i Gjermanisë U-21 ndërkohë u aktivizua në minutën e 59-të.
Gruda e pati golin e parë me Brigton.
Kujtojmë se është afruar në verën e kaluar nga Mainz.
Brighton ndërkohë ka bërë një sezon mjaft të mirë.
Aktualisht mban vendin e nëntë në elitën e futbollit anglez.