Islam Mehmeti ikë në amshim. Vdekja e tij ka tronditur jo vetëm klubin e futbollit Trepça ’89 të Mitrovicës por futbollin dhe të gjthë që e njohën.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Islam Mehmeti, andaj më lejoni që në emrin tim, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Lami ishte më shumë sesa një punëtor i klubit – ai ishte një simbol i përkushtimit, dashurisë dhe përkujdesjes për gjithçka që kishte të bënte me KF Trepça’89.
Për vite me radhë, ai ishte aty për futbollistët, trajnerët dhe klubin, duke u siguruar që gjithçka të ishte gati me përpikëri e dashuri para çdo stërvitje e ndeshje.
Humbja e tij është dhimbje për gjithë komunitetin tonë sportiv, veçanërisht për qytetin e Mitrovicës dhe klubin Trepça’89, ku ai la gjurmë të pashlyeshme me punën e ndershme dhe përkushtimin e tij të palodhur.
Në këto momente të vështira, jemi pranë jush me mendje e zemër.
Kujtimi për Lamin do të mbetet përherë i gjallë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shpreh Agim Ademi, president i FFK-së.