Cila do të jetë e ardhmja e Jonathan Tah?
Mbrojtësi tashmë ka njoftuar lamtumirën e tij me Bayer Leverkusen në fund të sezonit, pas skadimit të kontratës së tij aktuale më 30 qershor 2025.
Nga Premier League në Spanjë, nuk ka mungesë pretendentësh midis klubeve kryesore për të siguruar shërbimet e Tah. Në javët e fundit, është folur se Barcelona, Real Madridi, Bayern Munich dhe Newcastle janë në ndjekje të tij.
Lojtari dha një intervistë për BILD, në të cilën nuk zbuloi shumë rreth lëvizjeve të tij të ardhshme, por siguroi: “Do të marr një vendim së shpejti”. Pastaj shtoi: “Nuk dua të caktoj një datë. E vërteta është se nuk do të jetë pas dy muajsh.”
Megjithatë, ai dha një shenjë të dëshirës së tij për të provuar një klub tjetër përveç atyre gjermanë:
“Kur shkon në një vend ku mund të mos e flasësh gjuhën, është një përvojë veçanërisht sfiduese. Kjo vlen edhe për rolin tim, të cilin natyrisht dua ta luaj brenda një ekipi. Do të duhej shumë përkushtim për t’u përfshirë në diçka. Kjo është arsyeja pse të shkoj jashtë shtetit më tërheq kaq shumë”.
I pyetur për vështirësitë e Barcelona-s në blerjen e lojtarëve në këtë periudhë, ai deklaroi:
“Unë nuk kam asnjë ndikim në këtë. Mund të marr vetëm vendimet e mia, çdo gjë tjetër do të duhet të vendoset nga të tjerët. Për mua, ka të bëjë me daljen nga zona ime e rehatisë për t’u rritur edhe më shumë. Më pëlqen të rritem”.