400 mijë euro për Kristjan Asllanin

- Bota Sot

400 mijë euro për Kristjan Asllanin

Inter dhe Paris Saint-Germain do të përballen më 31 maj për të luajtur finalen e madhe të UEFA Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” do të startojë në orën 21:00.

Zikaltërit janë të fokusuar plotësisht tek kjo finale, me drejtuesit të cilët po marrin vendime të rëndësishme. Një nga të fundit është premio, të cilët drejtuesit do të japin për lojtarët në rast se fitojnë Ligën e Kampionëve.

Plot 10 milionë euro do t’i shpërndahen lojtarëve dhe stafit në rast suksesi. Kështu, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do të përfitonte shumën e majme prej 400 mijë eurove.

Përgjatë këtij sezoni, Asllani ka marrë minuta në 32 ndeshje të këtij sezoni, ku ka shënuar 2 gola dhe asistuar në 2 të tjerë.



Read it all at Bota Sot