Media serbe: Xherdan Shaqiri po vjen në Beograd?! Mund të shfaqet para Marakanës së mbushur plot!

- Bota Sot

Media serbe: Xherdan Shaqiri po vjen në Beograd?! Mund të shfaqet para Marakanës së mbushur plot!

Xherdan Shaqiri po shkëlqen me Baselin në Kampionatin e Zvicrës në futboll.

Shkëlqimi i Shaqirit po i fut në siklet serbët sepse po frikësohen se ai mund të vijë në Beograd!

Pse mund të shkojë në Beograd ylli nga Republika e Kosovës?

“Shaqiri po vjen në Beograd?! Provokatori mund të shfaqet para Marakanës së mbushur plot! Cërvena Zvezda mund të përballet me Baselin në rrugën e tyre për në Champions League”, është titulli i mediumit serb “Kurir”.

“Ish - lojtari i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, e udhëhoqi Baselin drejt titullit kampion dhe mund ta çojë atë ekip në Beograd.

Shaqiri ka luajtur shkëlqyeshëm kohët e fundit, dhe ai u dallua veçanërisht në ndeshjen kundër Luganos, e cila përfundoi me rezultatin 5:2 të shtunën për Baselin.

Baseli fitoi si mysafirë në javën e 35-të të Superligës zvicerane, Shaqiri shënoi një tregolësh në vetëm nëntë minuta, edhe pse skuadra e tij kishte vetëm një lojtar.

Lugano kaloi në epërsi në minutën e dytë me një gol nga Bislimi,  ndërsa Ajeti barazoi rezultatin dy minuta më vonë.

Golashënuesi i ekipit mysafir Ajeti mori karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 42-të, duke e lënë Baselin të luante me 10 lojtarë.

Kjo nuk ishte problem për Shaqirin, i cili bëri një shfaqje të madhe në fillim të pjesës së dytë dhe shënoi tre gola në harkun kohor të nëntë minutave (të 48-të, të 51-të dhe të 57-të)”, shkruan më tej.



Read it all at Bota Sot