Programi për një finale Napoli - Inter, si ndryshon kalendari

- Bota Sot

Programi për një finale Napoli - Inter, si ndryshon kalendari

Hipoteza e një ndeshjeje shtesë për titullin mes Napolit dhe Interit është ende e gjallë dhe mund të mbetet e tillë deri në fund.

Aktualisht, Napoli i Antonio Kontes ka tri pikë avantazh ndaj Interit të Simone Inzagit, me vetëm tri javë të mbetura në Serinë A, dhe skenarët janë ende të hapur.

Është një mundësi që Liga e Serisë A duhet ta ketë parasysh: të shtunën më 31 maj, skuadra zikaltër do të jetë e angazhuar në Mynih në finalen e Ligës së Kampioneve kundër PSG-së.

Një zgjidhje e mundshme mund të jetë paraprirja e ndeshjeve Komo–Inter dhe Napoli–Kaljari, që janë planifikuar për fundjavën e 24–25 majit, për në datat 21 ose 22 maj.

Kjo do të mundësonte zhvillimin e një dueli të mundshëm mes Napolit dhe Interit të dielën më 25 ose të hënën më 26 maj, duke i dhënë skuadrës së Inzagit kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për finalen europiane.

Kalendari për javën e fundit do të bëhet publik më 19 maj.



Read it all at Bota Sot