Rrahmani nga minuta e parë e Napoli gabon, +1 pikë para Interit

- Bota Sot

Rrahmani nga minuta e parë e Napoli gabon, +1 pikë para Interit

Napoli ka gabuar para shikuesve të vet, duke luajtur baras (2:2) me Genoa-n, në takimin e javës së 36-të në Serie A.

Napoli tani ka vetëm një pikë para Interit dhe ka rrezikuar shumçka me këtë barazim. 

Amir Rrahmani, kapiten i kombëtares së Kosovës, u paraqit titullar për Napolin.

Lukaku (15) e Raspadori (64) shënuan për Napolin dhe Meret (32- autogol) e Vasquez (84) për Genoa-n.

Napoli kryeson me 78 pikë, ka një më shumë se Interi në vend të dytë dhe Genoa renditet e 13-ta me 40 sosh.



Read it all at Bota Sot