“Yamal e meriton Topin e Artë”

- Bota Sot

“Yamal e meriton Topin e Artë”

Menaxheri Jorge Mendes insiston se klienti i tij, Lamine Yamal e meriton Topin e Artë për vitin 2025.

Talenti spanjoll ka qenë i jashtëzakonshëm me Barcelonën përkundër faktit se nuk arrit të shkonte në finale të Ligës së Kampionëve.

17 vjeçari i ka realizuar 16 gola dhe i ka bërë 24 asistime me një total prej 40 kontributesh në gola në të gjitha garat deri tash.

Për këtë, menaxheri portugez beson se kampioni i Evropës me Spanjën duhet ta fitojë çmimin prestigjioz individual.

“Ai ka qenë më i miri në botë në këtë sezon dhe kjo është e qartë, kështu që Topi i Artë do të ishte i merituar.”

“Shpresoj që do të votohet dhe ta fitojë pasi ka qenë thjesht fantastik. Është mjaft e bukur ta shohësh një 17 vjeçar duke bërë aq mirë për të ardhmen e këtij sporti.” 



Read it all at Bota Sot