Swiss Football League për Xherdan Shaqirin: Ishte vendimi më i lehtë

- Bota Sot

Swiss Football League për Xherdan Shaqirin: Ishte vendimi më i lehtë

Xherdan Shaqiri është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në kampionatin elitar të Zvicrës.

Swiss Football League ka shkruar se ky ndoshta ishte vendimi më i lehtë i gjithë sezonit..

Kjo pasi që nga rikthimi i “Shaqës” te skuadra e Baselit, sulmuesi ka shkëlqyer gjatë edicionit.

Shaqiri ka përjetuar një sezon të jashtëzakonshëm në Superligën e Zvicrës, duke arritur ta rikthejë ekipin te titulli kampion pas tetë vitesh.

Shaqiri, ka bërë 35 paraqitje ku ka shënuar 20 gola dhe 21 asistime në kampionatin zviceran.



Read it all at Bota Sot