Fitoi titullin e dytë radhazi me Egnatian

- Bota Sot

Fitoi titullin e dytë radhazi me Egnatian

Egnatia arriti të fitojë titullin e dytë kampion radhazi në Shqipëri. Një sezon i shkëlqyer i Albano Aleksit ky që lamë pas. Mesfushori 32-vjeçar regjistroi këtë sezon në Superiore bashkë me sfidat e “Final 4”, 30 paraqitje.

Ish-klubi i Aleksit, KS Burtinti e ka uruar mesfushorin për titullin kampion të fituar me Egnatian mbrëmjen e djeshme.

“Të dashur miq,

Sot duam të urojmë me zemër djalin tonë Albano Aleksi, që ka fituar sërish titullin kampion me ekipin e tij Egnatia!

Ky është titulli i katërt kampion i Shqipërisë për këtë djalë të jashtëzakonshëm, që kurrë nuk e harron qytetin e vet.

Respekt nga Saranda, Albano!

Jemi krenarë për ty dhe të duam një vit mes nesh, kur të vendosësh ta mbyllësh karrierën – aty ku nisi gjithçka!

Kampion i qytetit tënd – përgjithmonë!”, shkruan Butrinti.



Read it all at Bota Sot