OVL u takua me Abdixhikun: Shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve

- Bota Sot

OVL u takua me Abdixhikun: Shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve

Sot, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me anëtarë të kryesisë, u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në njoftimin e OVL-së dërguar mediave thuhet se gjatë takimit u diskutua për:

“gjendjen e kategorive të dala nga lufta dhe nevojën për trajtim me dinjitet dhe mbështetje institucionale”.

“Kryetari Abdixhiku shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve dhe theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie në përputhje me vlerat e luftës çlirimtare dhe sakrificën e bërë për liri”, thuhet në njoftim.



Read it all at Bota Sot