Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk e di nëse presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në bisedimet mbi luftën në Ukrainë që janë planifikuar për të enjten në Turqi.
“Ai dëshiron që unë të jem aty, dhe kjo është një mundësi… Nuk e di nëse ai do të jetë aty nëse unë nuk jam. Do të shohim”, është shprehur për gazetarët që po udhëtonin me Air Force One në drejtim të Katarit, sipas Reuters.