Dy ditët historike në Kosovë: Thyhet rekordi i të gjitha kohërave, ja sa arriti temperatura në Prizren e rajon

- Gazeta e Prizrenit

Dy ditët historike në Kosovë: Thyhet rekordi i të gjitha kohërave, ja sa arriti temperatura në Prizren e rajon

Dita e premte, 25 korrik 2025, dhe e shtuna, 26 korrik 2025, do të mbeten historike për klimën në Kosovë, me temperatura rekorde të regjistruara në shumë pjesë të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), më 25 korrik u shënua temperatura më e lartë ndonjëherë e regjistruar në Kosovë42.5°C në Klinë, duke thyer rekordin absolut të të gjitha kohërave.

Përveç Klinës, të premten u regjistruan edhe këto vlera ekstreme41.6°C në Han të Elezit (deri në orën 16:00), 41.0°C në Rahovec dhe Suharekë40.7°C në Gjakovë (deri në orën 14:00), 40.3°C në Prizren40.0°C në Leposaviq39.7°C në Kamenicë39.6°C në Gjilan39.0°C në Mitrovicë38.8°C në Istog dhe Komoran38.7°C në Skënderaj dhe 38.1°C në Aeroportin e Prishtinës (deri në orën 16:00).

Për krahasim, temperaturat më të larta të regjistruara më parë në Kosovë ishin: 40.8°C në Prizren (më 25 korrik 1987) dhe 40.6°C në Aeroportin e Prishtinës (më 24 korrik 2007).

Vala ekstreme e të nxehtit ka vazhduar edhe më 26 korrik, me vlera po ashtu historike, e cila mund të konsiderohet si më e nxehta në nivel vendiTemperatura më e lartë u regjistrua në Han të Elezit, me 42.4°C. Sipas të dhënave më të fundit, në stacionin e IHMK-së në Prishtinëtemperatura maksimale ka arritur në 40.2°C, që është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në kryeqytet prej që mbahen shënime pas Luftës së Dytë Botërore. Në Aeroportin e Prishtinës, temperatura u ngjit deri në 40.0°C, për 0.6°C më pak se rekordi i 24 korrikut 2007.

Vlera të larta janë regjistruar edhe në qytete të tjera të vendit: 41.7°C në Klinë41.7°C në Gjakovë41.6°C në Kamenicë41.3°C në Leposaviq41.2°C në Gjilan (40.8°C në Stacionin Personal Meteorologjik), 41.1°C në Rahovec40.7°C në Podujevë40.5°C në Mitrovicë dhe Istog40.3°C në Skënderaj39.7°C në Suharekë38.4 në Pejë37.7°C në Ferizaj37°C në Prizren.

Edhe zonat malore kanë shënuar temperatura të pazakonta33.0°C në Brod (para reshjeve që e ulën temperaturën në 20°C), 32.0°C në Brezovicë, dhe 34.7°C në Bajgorë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit