52 gola në 50 ndeshje

- Bota Sot

52 gola në 50 ndeshje

Viktor Gyokeres është shumë pranë transferimit te Arsenal, pas një sezoni fantastik me fanellën e Sporting CP, ku ka shënuar 52 gola në 50 ndeshje.

Sulmuesi suedez ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Premier League dhe, sipas mediave britanike, Arsenal ka kaluar në avantazh ndaj rivalëve të Manchester United, duke bërë një ofertë prej 60 milionë paund (rreth 71 milionë euro) për kartonin e tij.

Vendimi për ta afruar Gyokeres është marrë nga drejtori i ri sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, ndërkohë që edhe trajneri Mikel Arteta ka kërkuar me ngulm blerjen e tij. Përveç kësaj, Arsenal ka pranuar kërkesat financiare të sulmuesit, i cili do të përfitojë rreth 200 mijë paund në javë, ekuivalente me 7 milionë paund në vit (afërsisht 8.3 milionë euro).

Këto shifra kanë bindur sulmuesin 25-vjeçar të pranojë transferimin në Londër, duke i dhënë fund ndjekjes së gjatë nga Manchester United, që ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e tij.



Read it all at Bota Sot