Milan refuzon të paguajë

- Bota Sot

Milan refuzon të paguajë

Kyle Walker nuk do të qëndrojë gjatë në Milano pasi Milani nuk ka pranuar për të paguar shifrën që vendosi me Sitin gjatë dimrit kur huazoi lojtarin në “San Siro”.

Sipas medieve italiane kuqezinjtë nuk do të paguajnë 4 milionë euro për shërbimet e Walker , i cili pritet që të rikthehet në “Etihad Stadium”.

Britaniku ishte larguar nga Anglia me qëllimin për të lënë pas telashet që kishte me bashkëshorten dhe të dashurën.

Situata e vështirë e krijuar në Mançester e detyroi që të largohej drejtë Milanos, por tani duket se duhet të nisë të gjejë një tjetër ekip ku mund të luajë i qetë.



Read it all at Bota Sot