Galliani: Fola me Ancelottin, ishte shumë i lumtur

- Bota Sot

Galliani: Fola me Ancelottin, ishte shumë i lumtur

Pas mbledhjes së Ligës së Serisë A të mbajtur këtë të mërkurë në selinë e CONI-t në Romë, administratori i deleguar i Monza-s, Adriano Galliani, u ndal shkurtimisht me gazetarët dhe tifozët që e rrethuan me brohoritje për kthimin e tij te Milani, ku ka kaluar plot 31 vite në drejtim.

Galliani foli për finalen e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bologna-s, që zhvillohet sonte:

“Forca Milan... Pas 31 vitesh te Milani, nuk është se mund të ndërroj skuadër.

Është e qartë që do të mbështes Milanin.”

Në lidhje me emërimin e Carlo Ancelotti-t si trajner i përfaqësueses së Brazilit, Galliani zbuloi:

“Fola me Carletton (Ancelottin), ishte shumë i lumtur. Brazili është skuadra e botës. Kur kombëtarja jote eliminohet nga Kupa e Botës, të gjithë bëhen tifozë të Brazilit.”

Kjo deklaratë vjen ndërkohë që Ancelotti pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e “Seleçaos” pas përfundimit të aventurës me Real Madridin, duke qenë trajneri i parë europian që drejton kombëtaren më të titulluar në histori.



Read it all at Bota Sot