Gara për titullin në Serie A po hyn në fazën më të nxehtë. 180 minuta nga fundi i kampionatit,
Napoli dhe Interi ndahen vetëm nga një pikë, duke lënë hapur disa skenarë dramatikë për epilogun e sezonit.
Ka vetëm tri raste në historinë e Serie A ku diferenca mes vendit të parë dhe të dytë, dy javë nga fundi, ishte vetëm një pikë: në sezonin 2011/12, kur Antonio Conte fitoi titullin e tij të parë si trajner me Juventusin; më 2002, me përmbysjen e famshme të 5 majit; dhe në sezonin 1998/99, kur Milani ia rrëmbeu titullin Lazios në javën e parafundit.
Kuriozisht, në dy nga këto tri raste, në fund ka festuar pikërisht Antonio Conte.