Calabria mbyll sezonin me dy trofe

- Bota Sot

Calabria mbyll sezonin me dy trofe

Calabria mbyll sezonin me dy trofe!

Davide Calabria mbylli sezonin me dy trofe. Ish-kapiteni i Milanit fitoi Superkupën e Italisë me kuqezinjtë këtë sezon, por me ardhjen e trajnerit Sergio Conceiçao nuk ishte më pjesë e projektit.

Mbrojtësi u huazua te Bolonja gjatë merkatos së janarit, skuadër me të cilën arriti të fitonte Kupën e Italisë mbrëmjen e djeshme, pikërisht përballë ish-skuadrës së tij.

Bolonja mposhti 1-0 Milanin në finalen e Kupës së Italisë, duke fituar trofeun pas 51 vitesh.



Read it all at Bota Sot