Ancelotti: E kërkuam fitoren, nuk dorëzohemi

- Bota Sot

Ancelotti: E kërkuam fitoren, nuk dorëzohemi

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, e ka ndierë jo pak ndeshjen kundër Majorkës. Italiani e di fare mirë se titulli është në duart e Barcelonës, por gëzimi i tij në golin e 2-1 të Jakobo Ramon kundër Majorkës tregon se sa e rëndësishme ishte për të kjo fitore.

Këtë e ka theksuar dhe vetë në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Natyrisht që jam i kënaqur për këtë fitore, për vetë mënyrën se si erdhi.

E kemi nisur keq, kemi gabuar, jemi kthyer në lojë dhe në fund mendoj se merituam plotësisht fitoren.

Nuk kujtoj të kemi krijuar kaq shumë raste dhe të kemi ekzekutuar kaq shumë goditje këndi (26-0!). Kërkuam që ta fitonim takimin deri në fund dhe ia dolëm”, deklaroi Ançeloti. Ai ka saktësuar se të rinjtë kanë bërë mjaft mirë.

Natyrisht që italiani ka prekur dhe çështjen e titullit, i vetëdijshëm se gjithçka është në dorën e Barcelonës.

E rëndësishme ishte se si do të reagonte skuadra pas humbjes kundër Barçës. E kemi bërë mjaft mirë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për shanset tona për titullin, por nuk do t’ia falim”, tha italiani.



Read it all at Bota Sot