Mali i Zi po përballet me një rast të rrallë në elitën e futbollit. Dy klubet që renditen në vendin e parë dhe të dytë, nuk kanë fituar licencën për të përfaqësuar vendin në Europë.
Bëhet fjalë për Buduçnostin dhe Petrovacin, të cilëve u janë refuzuar aplikimet për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s.
Të dyja skuadrat nuk kanë plotësuar kriteret financiare, ndërsa federata e Malit të Zi i ka njoftuar.
Ndërkohë kanë të drejtën për të apeluar vendimin, që është një goditje e madhe.
Por si përfiton Deçiq i Tuzit? Klubi shqiptar dhe Sutjeska janë licencuar. Në vendin e tretë e mbylli Sutjeska, teksa Deçiq i Tuzit përfundoi në të katërtin. Kështu duhet përjashtimi i Buduçnostit dhe Petrovacit, që Deçiq ta ketë të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.
Klubi shqiptar ka edhe një mundësi tjetër për të luajtur në Ligën e Konferencës, në rast se një nga Buduçnost dhe Petrovac fiton në apelim. Deçiq do të luajë finalen e Kupës përballë Mornar dhe fituesi siguron automatikisht pjesëmarrjen.