Dënohet për përdhunim, 9 vite burg ish-arbitrit

- Bota Sot

Dënohet për përdhunim, 9 vite burg ish-arbitrit

Një ish-arbitër anësor i Premier Ligës është burgosur me akuzën e përdhunimit të një burri. Stiven Uillson, 55 vjeç, e joshi personin nga një vendtakim taksish për në apartamentin e tij, duke i premtuar se do ta çonte në një festë me “shumë vajza”.

Ai e mbylli brenda dhe e detyroi të kryente një akt seksual përpara se ta përdhunonte në vitin 2009 në Uorçester. Uillson i shpëtoi drejtësisë deri në vitin 2021. Viktima e njohu atë nga një artikull rreth krimeve të tjera seksuale që ai kishte bërë dhe ua tregoi policëve.

Uillson u shpall fajtor për përdhunim dhe sulm seksual në gjykatën e Uorçesterit.

Ai u dënua me nëntë vjet burg. I njohur më parë si Stefen Dorr, ai u promovua në listën e gjyqtarëve të Premier Ligës në vitin 2005. Në vitin 2009, doli se ai kishte shkarkuar imazhe të pahijshme dhe kishte komunikuar me djem të mitur. Ai u dënua me 15 muaj burg në vitin 2011 për krime seksuale që përfshinin djem adoleshentë.



Read it all at Bota Sot