Titulli i parë e fut në mesin e historikëve Hansi Flickun

- Bota Sot

Titulli i parë e fut në mesin e historikëve Hansi Flickun

Ai premtoi punë dhe përkushtim – dhe e mbajti fjalën. Hansi Flick u lidh shpejt me lojtarët e Barcelonës dhe fitoi zemrat e tifozëve.

Nën drejtimin e tij, Barça fitoi La Ligën me një stil që kombinon thelbin tradicional me energjinë moderne: vertikalitet, presion të lartë, rikuperim të menjëhershëm dhe një sulm të gjallë që solli 95 gola gjatë sezonit.

Gjermani e ndërtoi këtë sukses pa kërkuar përforcime të mëdha – i vetëdijshëm për situatën financiare të klubit dhe rinovimin e “Spotify Camp Nou”. Përveç Dani Olmos dhe Pau Víctorit, nuk kishte ardhje të tjera domethënëse. Ai u mbështet te grupi ekzistues dhe, mbi të gjitha, te La Masia.

Flick punoi thellësisht në aspektin taktik, fizik dhe mendor të skuadrës, duke i dhënë secilit lojtar një rol të qartë. Kohezioni dhe harmonia u kthyen në cilësi kyçe të Barcelonës. Lojtarë si Raphinha dhe Frenkie de Jong u rilindën, ndërsa besimi i plotë ndaj të rinjve e forcoi identitetin e klubit.

Një histori suksesi më vete është Lamine Yamal. Me vetëm 17 vjeç, ai u shndërrua në futbollistin më vendimtar të sezonit. Flick e mbrojti, e drejtoi dhe i dha hapësirë që të rritej – duke krijuar një yll të ri që do të shkëlqejë për vite me radhë.

Edhe Robert Lewandowski gjeti te Flick trajnerin ideal për të rikthyer instinktin e tij të golashënuesit.

Barcelona e Flick dominoi El Clasicon, me një fitore 4-0 në “Santiago Bernabeu” që shënoi kthesën e madhe. Mposhtën Atletico Madridin në “Wanda Metropolitano” dhe larguan Simeonen nga gara për titull.

Pas një rënieje në nëntor-janar, ku fituan vetëm 6 nga 24 pikë, skuadra reagoi fuqishëm duke marrë 43 nga 45 pikët e fundit dhe duke vulosur kampionatin dy xhiro para fundit.

Të gjithë trajnerët kampionë të La Ligës me Barcelonën  

Me 4 tituj: Johan Cruyff (1990-91, 91-92, 92-93, 93-94)
Me 3 tituj: Pep Guardiola (2008-09, 09-10, 10-11)
Me 2 tituj: Enrique Fernández (1947-48, 1948-49), Ferdinand Daucik (1951-52, 1952-53), Helenio Herrera (1958-59, 1959-60), Louis van Gaal (1997-98, 1998-99), Frank Rijkaard (2004-05, 2005-06), Luis Enrique (2014-15, 2015-16), Ernesto Valverde (2017-18, 2018-19)
Me 1 titull: Romà Forns (1928-29, Josep Samitier (1944-45), Rinus Michels (1973-74), Terry Venables (1984-85), Tito Vilanova (2012-13), Xavi Hernández (2022-23), Hansi Flick (24-25).

Kampioni i dhjetë në vitin e parë 

Flick bëhet trajneri i dhjetë i Barçës që fiton La Ligën në sezonin e tij të parë në krye, duke iu bashkuar emrave si James Bellamy, Josep Samitier, Enrique Fernández, Terry Venables, Louis van Gaal, Pep Guardiola, Tito Vilanova, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde.



Read it all at Bota Sot