Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2024/2025 në kampionatin shqiptar “Abissnet Superiore”.
Në top 11-shen e këtij sezoni dominojnë dy ekipet finaliste të “Final 4”, Egnatia dhe Vllaznia, që përfaqësohen me nga tre lojtarë secila.
Mario Dajsinani i Egnatias është përzgjedhur si portieri më i mirë i sezonit, duke u vlerësuar për paraqitjet e tij vendimtare gjatë gjithë kampionatit.
Mbrojtja përbëhet nga katër emra që kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre: Arsid Kruja (Teuta), Marçelino Preka (Partizani), Nasër Aliji (Dinamo City) dhe Emiljano Musta (AF Elbasani).
Krahët e mesfushës përbëhen nga Esat Mala (Vllaznia) dhe Regi Lushkja (Egnatia) ndërsa në qendër qëndron Serxho Ujka (Egnatia).
Sulmi udhëhiqet nga Bekim Balaj (Vllaznia), ndërsa formacioni plotësohet nga Baton Zabërgja (Dinamo City) dhe Kevin Dodaj (Vllaznia), të cilët kanë pasur një sezon shumë të mirë me ekipet respektive.
Trajneri i këtij sezoni është përzgjedhur Edlir Tetova (Egnatia)fu:.
Egnatia u shpall kampione e edicionit 2024/2025 pasi triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Vllaznisë në finalen e madhe të “Final 4”, e zhvilluar më 12 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”.