Drita e ‘blindon’ kapitenin Rron Broja

- Bota Sot

Drita e ‘blindon’ kapitenin Rron Broja

Klubi futbollistik Drita ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me kapitenin Rron Broja, i cili do të mbetet pjesë e skuadrës edhe për tri vite të ardhshme.

Vendimi vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm për ekipin nga Gjilani, i cili u shpall kampion në Superligën e Kosovës për herë të katërt në histori – një arritje ku Broja pati rol kyç.

Mesfushori 29-vjeçar ka qenë një nga shtyllat e skuadrës gjatë gjithë sezonit, duke udhëhequr me vendosmëri dhe përvojë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Me qëndrueshmëri të lartë në paraqitje dhe lidership shembullor, Broja ka fituar respektin e bashkëlojtarëve dhe tifozëve, duke u shndërruar në simbol të stabilitetit dhe përkushtimit te Drita.

Broja më herët karrierë ka bërë edhe te Partizani në Shqipëri dhe Shkupi në Maqedoninë e Veriut.

Në Kosovë, ai kishte luajtur te Trepça ’89, me të cilën ishte shpallur kampion në sezonin 2016/17.

Me komëbtaren e Kosovës, Broja ka katër paraqitje, të gjitha në ndeshje miqësore.



Read it all at Bota Sot