Komisioni i Garave i FFM-së, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për anulimin e ndeshjes së javës së 28-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë midis Kozhufit dhe Bashkimit, e luajtur në fillim të majit. Bashkimi e fitoi këtë ndeshje pasi lojtarët vendas u tërhoqën gjatë aksioneve sulmuese të mysafirëve në kohën shtesë.
FFM-ja e regjistron ndeshjen siç është luajtur, por pikët nga ndeshja nuk i jepen asnjë skuadre, golat e shënuar nuk regjistrohen dhe nuk përfshihen në regjistrat e golave të shënuar nga lojtarët.
Komisioni, duke marrë parasysh Rregulloren e Garave, por edhe aspektin etik të çështjes, me qëllim mbrojtjen e integritetit të garës dhe ruajtjen e reputacionit të futbollit si sport, mori këtë vendim, i cili synon të shmangë çdo legjitimim të veprimeve josportive dhe joetike, të cilat janë në kundërshtim me vlerat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Komiteti Disiplinor i FFM-së, pas një raporti nga Inspektori Disiplinor, nisi procedurë disiplinore për ndikim të paautorizuar në rezultatin dhe rrjedhën e një gare sipas Nenit 72 – Nxitje kundër:Pepi Gjorgiev – drejtor sportiv i KF Kozuf; Slavço Georgievski – kreu i stafit të trajnerëve të KF Kozuf;