20 skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm

- Bota Sot

20 skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm

Liverpul, Bayern Munich, Barcelona e PSG tashmë janë shpallur kampion në kampinatet përkatëse, derisa vetëm në Italia nga pesë ligat më të forta evropiane nuk e ka të konfirmuar kampionin, me Interin e Napolin që janë në garë të ngushtë.

Nga 36 skuadra të cilat do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, 20 prej tyre tashmë kanë siguruar kualifikimin.

Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund janë skuadrat gjermane të cilat do të luajn në Champions.

Nga Spanja, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Bilbao kanë siguruar kualifikimin dhe një skuadër pritet të përcaktohet në javën e fundit.

Njëjtë është situata edhe në Itali, ku Napoli, Interi, Atalanta janë kualifikuar derisa disa skuadra janë në garë për vendin e fundit.

Interesante është gara në Premierligën angleze, ku nga pesë skuadra të cilat do të marrin pjesë në Champions, vetëm Liverpuli ka siguruar pjesëmarrjen, derisa luftë e madhe po zhvillohet për katër skuadrat tjera.

Më poshtë janë 20 skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikimin për sezonin e ardhshëm në Champions League.

Liverpool, Napoli, Interi, Atalanta, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Bilbao, Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, Olympique Marseille, AS Monaco, PSV Eindhoven, Ajax, Sporting Lisbona, Slavia Praha dhe Olympiakos.

16 skuadrat e tjera do të mësohen pas fundit të sezonit në të gjitha ligat evropiane dhe fazës së play-offit.



Read it all at Bota Sot