Shpendi shpërthen në lot pas eliminimit

- Bota Sot

Shpendi shpërthen në lot pas eliminimit

Cesena i ka thënë lamtumirë Serisë A. Klubi italian ka humbur mundësinë për t’u ngjitur në elitë.

Bardhezinjtë janë mposhtur sot nga Katanxaroja me rezultatin minimal 0:1.

Por kjo ndeshje “play off”-i mund të kishte pasur një rrjedhë tjetër.

Kristjan Shpendi gaboi nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 49, kur rezultati ishte ende në baraspeshë 0:0.

Por gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar, duke i mohuar kështu golin sulmuesit shqiptar. Vetëm 5 minuta më vonë Kantanxaroja shënoi golin e fitores, që i afron edhe më shumë me Serinë A.

Ndërkohë Shpendi e ka ndjerë së tepërmi peshën e këtij eliminimi, teksa pas përfundimit të ndeshjes ka shpërthyer në lot.



Read it all at Bota Sot