Barcelona ka udhëzuar trajnerin Hansi Flick që të hartojë një listë me kërkesat e tij për merkaton e verës.
Gjermani deri tani ka përgatitur gjysmën e kësaj liste, sepse po pret edhe pak ditë një analizë të stafit të tij.
Sipas mediave spanjolle, Flick në mendjen e tij ka një plan konkret, në bazë të të cilit do të kërkojë një sulmues të majtë, një mesfushor defensiv dhe një mbrojtës të djathtë.
Deri-tani, nuk dihet me siguri nëse katalanasit do të investojnë mbi 50 mln euro për një qendërsulmues. Duhet pritur në javët në vijim për të kuptuar më shumë.