Portugalia U15 ka fituar turneun e përvitshëm “Vlatko Marković”, pasi mundi në finale Kroacinë me shifrat 3:2.
Protagonisti i ndeshjes ishte Cristiano Junior, i cili shënoi dy gola dhe u zgjodh si “Lojtari i Ndeshjes”.
Cristiano Junior është vetëm 14 vjeç dhe vetëm pak ditë më parë u thirr për herë të parë nga Portugalia U15, ku debutoi dhe sot shënoi dy gola.
Sigurisht që nuk mungoi festa njësoj siç feston i ati i tij, Cristiano Ronaldo.
Edhe pse është ende një fëmijë, Cristiano Junior konsiderohet si një talent me të ardhme dhe jo më kot e ndjekin shumë ekipe të njohura.
Aktualisht ai është pjesë e ekipit të të rinjve të Al Nassr, por sipas asaj që raportoi “The Sun” pak ditë më parë, janë të paktën mbi 15 ekipe që po e ndjekin atë nga afër dhe kërkojnë transferimin e tij.