Ish-shoku i Myrto Uzunit te Granada, Jose Maria Callejon do të tërhiqet nga futbolli më 24 maj, ku do të luajë ndeshjen e fundit të kategorisë së tretë spanjolle ndaj Antequeras.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Marbejës ku luan aktualisht 38-vjeçari.
Këtë sezon me fanellën e Marbejas, sulmuesi spanjoll ka arritur të realizojë 10 gola dhe po aq asiste.
Jose Maria Callejon është një lojtar i dalë nga akademia e Real Madridit, ku ka luajtur me ta, më pas te Espanjoli, Napoli për një kohë të gjatë, Fiorentinën, Granadën ku luajti krah sulmuesit të Kombëtares shqiptare dhe së fundmi Marbeja.