Matheus Cunha do të transferohet te Manchester United në fund të sezonit. Sulmuesi 25-vjeçar brazilian do të largohet nga Wolverhampton, pasi “djajtë e kuq” synojnë të aktivizojnë klauzolën e lirimit prej 70 milionë eurosh në kontratën e tij.
Sipas “Sky Sports UK”, nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë mes United dhe Wolverhampton, por pritet që formalitetet të përfundojnë pasi të përfundojë Premier League.
Pavarësisht interesimit nga klubet e tjera, Cunha dëshiron të luajë për Manchester United dhe marrëveshja thuhet se është pothuajse e përfunduar.
Braziliani e konsideron United një nga klubet më të rëndësishme në botë dhe pozicioni i tyre aktual në Premier League, në vendin e 16-të, nuk do të ndikonte negativisht në vendimin e tij për të kaluar në “Old Trafford”.
Kjo do të thotë se Arsenal dhe Aston Villa, mes klubeve që kishin nisur kontaktet me Cunha, do të duhet të kërkojnë në drejtime të tjera. Cunha, me fanellën e Wolves, ka realizuar 27 gola dhe 13 asistime në 63 ndeshje në Premier League.