Inter është gati të heqë dorë nga mesfushori

- Bota Sot

Inter është gati të heqë dorë nga mesfushori

Davide Frattesi mund të largohet nga Inter këtë verë. Mesfushori i kombëtares italiane kërkon më shumë hapësira, gjë që tek Inter nuk ia garantojnë.

Që në janar u përfol për një largim të mundshëm të tij, por 25-vjeçari vendosi të qëndrojë.

Gjithsesi, tema e lamtumirës do të rishfaqet këtë verë.

Sipas mediave italiane, disa klube janë në gjurmët e Frattesi, që ka një kontratë deri në vitin 2028 me Inter. Ndërkohë që, mes palëve nuk ka asnjë bisedim për shtyrjen e saj.

Skuadra që po përpiqet më me këmbëngulje për mesfushorin është Napoli, por për momentin nuk ka ende negociata konkrete me Inter. Por edhe jashtë vendit po vëzhgojnë me kujdes situatën e mesfushorit.

Atletico Madrid dhe Manchester United kanë kërkuar informacion për Fratesi. Pa harruar Romën, një ekip që prej disa kohësh ka në krye të objektivave lojtarin.

Pra, duket se Frattesi është larg Milanos sezonin tjetër dhe nëse vjen një ofertë që klubi e gjykon të përshtatshme dhe lojtari është i kënaqur, një lamtumirë është mëse e mundshme.



Read it all at Bota Sot