Drejtuesit e Manchester United janë duke punuar intensivisht këtë javë për të finalizuar dy transferime të reja në repartin e sulmit.
Sipas “The Athletic”, United tashmë ka nisur bisedimet me Wolves për mënyrën e pagesës së klauzolës së largimit të Matheus Cunha.
Sulmuesi brazilian ka rënë dakord për kushtet personale me “Djajtë e Kuq”, ndërsa klubi anglez është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 62.5 milionë paundësh që ndodhet në kontratën e tij.
Aktualisht, të dy klubet po negociojnë për të përcaktuar se si do të shpërndahet kjo shumë në disa këste.
Por United nuk ndalet me kaq. Klubi nga “Old Trafford” po zhvillon gjithashtu bisedime me sulmuesin e Ipsëich Toën, Liam Delap.
Pas rënies së Ipswich nga Premier League, Delap mund të largohet nga Portman Road për një tarifë të përcaktuar prej 30 milionë paundësh, të cilën United është i gatshëm ta paguajë.